Ish-gjenerali i Millosheviqit zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Serbisë

Prishtinë | 03 Gus 2022 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Bozhidar Deliq është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Serbisë.

Kjo ka bërë që të vinë reagimet e para nga Kosova, duke risjell në kujtesë krimet që janë kryer në Kosovë, e ku ai ka qenë i përfshirë, transmeton KlanKosova.tv.

“Bozhidar Deliq, ish-gjenerali i cili ishte komandant i brigadës 549, i cili ishte i përfshirë në disa nga krimet më monstruoze të luftës në Kosovë më 1999, është zgjedhur nënkryetar i parlamentit të Serbisë. Kaq për pararendësen e integrimit drejt BE-së”, ka shkruar Behgjet Pacolli, president i AKR-së.

Reagim ka pasur edhe prej ish-ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj, ku i ka përmendur pozitat ku ka vepruar Deliq.

“Një nga dëshmitarët mbrojtës të Sllobodan Millosheviq në Hagë. Refuzuesi i ekstradimit të Ratko Mlladiq dhe mohues i gjenocidit. Komandanti ushtarak gjatë luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme