BQK: Dërgesat e mërgatës për muajin maj 2024 ishin 119.74 milionë euro, për pesëmuaj arritën në 513.99 milionë euro

Prishtinë | 25 Qer 2024 | 17:02 | Nga Ekonomia Online


Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka treguar statistikat financiare për institucionet tjera financiare (jobanka) dhe remitancat për muajin maj 2024.

119.74 milionë euro, vlera e dërgesave preliminare nga mërgata për muajin maj 2024
● 513.99 milionë euro, vlera preliminare për pesë muaj e remitancave
● 56.31%, dërgesat përmes IFJB-ve
● 318.62 milionë euro, asetet e kompanive të sigurimeve
● 2.90 miliardë euro, asetet e fondeve pensionale
● 583.67 milionë euro, asetet e ndërmjetësve të tjerë financiar
● 60.03% kreditë e ekonomive familjare, sektori mikrofinanciar


Sipas BQK-së, rreth 120 milionë euro është vlera preliminare dërgesave të mërgatës që janë sjell në
Republikën e Kosovës për muajin maj 2024.

Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare (jobanka) për
muajin maj 2024 të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK).


Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jobankare
(IFJB) me pjesëmarrje prej 56.31%, pasuar nga kanalet tjera me 23.34% dhe bankat me
14.98%.


Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregon se deri në këtë muaj vlera e
tyre ishte 318.62 milionë euro, duke shënuar rritje prej 1.62 milion euro krahasuar me muajin
paraprak.


Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.90 miliardë euro, e dominuar nga
Letrat me Vlerë të Kapitalit me 78.14% të gjithsej aseteve.

Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit maj 2024
janë rritur për 11.42 milionë euro, duke arritur vlerën e 583.67 milionë eurove.

Të ngjashme