Banka Qendrore e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje për anëtarësim në Programin e Partneritetit për Këshillimin dhe Menaxhimin e Rezervave me Thesarin e Bankës Botërore.
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili tha për RTK se anëtarësimi i Bankës Qendrore të Kosovës në Programin e Thesarit të Bankës Botërore, është me rëndësi për Kosovën.
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili ka thënë se ky është një progres i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës me Grupin e Bankës Botërore.
Sipas tij kjo do t’i mundësojë institucionit të përfitojë nga ekspertiza e BB-së dhe të fuqizojë kapacitetet në menaxhimin e mjeteve dhe rezervave.
“Ky anëtarësim do t’i mundësojë BQK-së të përfitojë nga eksperienca e gjerë e Bankës Botërore në menaxhimin e rezervave dhe do të na ndihmojë që t’i fuqizojmë kapacitetet tona në fusha tjera të ndërlidhura”, tha ai.
Ndryshe RAMP është themeluar më 2001, që i ofrohet bankave qendrore dhe institucioneve të kualifikuara nga BNZHR-ja. Programi është dizajnuar për të ngritur kapacitetet dhe ekspertizën për institucionet përfituese në fushën e menaxhimit të mjeteve dhe fushat e tjera të ndërlidhura, si menaxhimi i rrezikut, raportimit financiar, teknologjisë informative si dhe të aspektit ligjor.