Shefi i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, ka vëzhguar procesin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Komunën e Graçanicës.
Ai ka thënë se përshtypjet e para janë se procesi është duke u zhvilluar mirë. Derisa ka thënë se rregullat për mbrojtje ndaj Covid-19 po respektohen.
Në pyetjen se a është e duhur mbajtja e tyre në këtë periudhë të pandemisë ai ka theksuar se zgjedhjet po organizohen në koordinim me autoritetet kosovare, raporton KOHA.
Ka përmendur edhe faktin se në Komunën e Graçanicës aktualisht nuk ka asnjë rast me koronavirus. Tutje ai ka shtuar se, “serbët kanë dy shtetësi dhe marrja pjesë në këto zgjedhje është normale”.
Kurse zëdhënësi i OSBE-së, Jeff Bieley, ka deklaruar se deri më tani janë mbledhur mbi 10 mijë vota.
“Procesi i mbledhjes se votave ka shkuar mbarë deri tani. Të gjithë, 20 qendra janë hapur, dhe deri në orën 10:00 OSBE-ja ka mbledhur 10,047 vota”, ka thënë Bieley.