Braathu: Sistemi i drejtësisë duhet të zbatohet në të gjithë territorin e Kosovës

Prishtinë | 01 Dhj 2018 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Në konferencën e tetë vjetore të Këshillit Gjyqësor të Kosovës kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të ndryshëm të misioneve diplomatike ndërkombëtare në Kosovë.

Ata njëzëri kërkuan nga gjyqësori që të zbatohen të gjitha ligjet e miratuara së fundi. Apeluan tek institucionet e drejtësisë që në organet e drejtësisë të punësohen njerëz profesional. Ata gjithashtu kërkuan që sistemi i drejtësisë të zbatohet në të gjithë territorin e Kosovës.

Christina Davis, drejtoreshë e Zyrës për Demokratizim dhe Qeverisje, USAID, tha se tani është koha që të zbatohet ligjet e miratuara në pako.

“Miratimi i pakos së drejtësisë është hap kritik drejt kontrolleve, barazbeshave dhe llogaridhënies brenda sistemit të drejtësisë në Kosovë. Është koha të zbatohen ligjet e miratuara, duhet ti zbatoni plotësisht dhe të punësoni bashkëpunëtor profesional. Tashmë nuk ka arsyetim, është koha që të veprojmë. Sigurimi i efikasitetit, tani janë duke u zgjidhur më shumë raste në Gjykata.  Personeli shtesë do të ndihmonte efikasitetin e punës”, tha ajo, raporton Ekonomia Online.

Cezary Michalczuk, Shef i Divizionit për Sundimin e Ligjit në Zyrën e  BE-së në Kosovë, tha se Bashkimi Evropian e mbështet gjyqësorin në atë formë kur qytetarët e Kosovës janë të kënaqur dhe ashtu siç ata duan ta shohin gjyqësorin në Kosovë.

“ BE-ja mbështet gjyqësorin ashtu siç qytetarët duan ta shohin, transparent, llogaridhënës dhe efikas. Një pako ligjesh është miratuar, por dua të jap shembull se si këto ligje mund ta ndryshojnë peizazhin ngase BE-ja ka punuar në këto ligje. Sa i përket ligjit për Transparencë, është një lehtësi për të gjithë qytetarët ngase mund të shohin aktvendimin në faqen e internetit dhe jo të vijnë nga qytetet e largëta”, tha ai.

Ai foli edhe për Kodin Penal, për të cilin kërkoi nga gjyqtarët që të zbatohet .

“Kodi Penal i është nënshtruar disa amendamenteve, duke e bërë të detyrueshme largimin e zyrtarëve  që kanë aktakuza nga vendet e punës. Çdo gjë është në duart e gjyqtarëve nëse gjuha e ligjit do të transformohet në realitet. Efikasiteti në drejtësi ka të bëjë me procedimin e rasteve në kohë . Duhet të sigurojmë që të gjitha dosjet të përkthehen dhe rastet në veri të zgjidhen rastet”, tha ai, raporton EO.

Jan Braathu, Ambasador i OSBE-së në Kosovë përmendi tranzicionin që ka bërë Kosova duke marrë përsipër rastet nga Bashkësia Ndërkombëtare.

“Ky është vit në të cilin ju keni bërë tranzicion , keni kaluar në një sistem funksional ku keni hetuar dhe marrë rastet nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe ju keni vendosur për këto raste. Kjo e ka treguar edhe gatishmërinë tuaj për të punuar dhe vepruar.  Duhet të veprojmë si një gjyqësor i pavarur. Ndarja e rekrutimeve për gjyqtarët ka qenë një hap i rëndësishme, ku barazia gjinore ishte 50 me 50. Ky është një objektiv që duhet të mbështetet nga të gjithë”, tha Baathu.

“Drejtësia është e verbër dhe çdo gjyqtar në Kosovë duhet ta zbatojë ligjin pa dallime. Vitin 2018 shënon vitin e parë të operimit sipas marrëveshjes së Brukselit për drejtësi. Sistemi i drejtësisë duhet të jetë i zbatueshëm në gjithë territorin e Kosovës. Projektligji për akte ligjore duhet të miratohet në Kuvendin e Kosovës. Përdorimi i këtyre ligjeve të plotësuara dhe ndryshuara do të jetë i nevojshëm. Përkthimi në dy gjuhët duhet të jetë i standardit dhe cilësisë së lartë”.

Ai lavdëroi punën e KGJK-së.

“KGJK-ja ka treguar një shkallë të zgjidhjes së lëndëve. Si statistikë është punë e shkëlqyeshme”, tha ai.

Ai pati edhe disa rekomandime për Gjyqësorin në Kosovë:

– Secili ka rol për të sjellë ndryshimin, drejtësia varet nga gjyqtarët, ata duhet të kërkojnë të zbatohet puna siç kërkohet me ligj

-Afatet e vendosura nga Kodi Penal nuk janë respektuar në 401 raste. Ligji ju lejon që të dënoni personat për zvarritje të procedurës. Ju lutem zbatoni ato.

-Nuk po kërkojmë vetëm mangësitë, por po shikojmë se si po funksionon sistemi i drejtësisë. Ju jeni duke e bërë punën e rëndë që nuk paraqitet në lajme.

-Nuk do të ketë investime në Kosovë, nëse nuk ka një sistem të drejtësisë që funksion në mënyrë të plotë. Sundimi dhe drejtësia janë çelësi. Qytetarët tuaj duan të shohin rezultatet në këtë drejtim.

 

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme