“Bishën” që e shohim në foto është Mercedes-AMG CLS 53 4Matic, e modifikuar nga Brabusi, kompani e cila është e specializuar për modifikimin e modeleve të Mercedesit.
Brabusi për këtë CLS me eksterier me ngjyrë të zezë “Obsidian” ka zgjedhur rrotat 20-inçësh “Liquid Titanium”, maskën e përparme me logon “Brabus”, amortizatorët e modifikuar, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, etj., transmeton Koha.net.
Gjithashtu, ka zgjedhur edhe ulëset me lëkurë “Nappa” me ngjyrë të zezë, pedalet nga alumini, tepihët e rinj si dhe pragjet me ndriçimin me mbishkrim “Brabus”.
Sa i përket motorit, motori Bi-Turbo me 6 cilindra i këtij AMG CLS 53 4Matic nga 435 është përforcuar në 500 kuajfuqi, gjë që tani shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 4,3 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 250 km/h.