Brad Pitt fotografohet duke e nxjerrë me karrocë nga spitali

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Brad Pitt u pa duke dalë me karrocë nga një qendër mjekësore në Beverly Hills nga stafi dhe një truprojë të mërkurën.

Aktorit 57-vjeçar thuhet se i ishin hequr ‘dhëmbët e mençurisë’, me një burim që theksoi për tabloidin Page Six se procedura nuk ishte ‘asgjë’ vetëm ‘punë stomatologjike’, shkruan DailyMail.

Heqja e papritur e dhëmbëve të Pitt vjen pak më shumë se një javë para se ai të paraqitet në edicionin e 93-të të çmimeve “Oscars”, i cili do të mbahet të dielën në Los Angeles, datë 25 prill.

Ylli i Hollywoodit, u fotografua i veshur me një kapuç të zi me shtresë të zezë dhe një këmishë të bardhë.

Veshja e tij përfundonte me një palë pantallona të hirta dhe një palë atlete të bardha.

Ndërsa po shtyhej nga qendra mjekësore me karrocë, Pitt i kishte duart e palosura në prehër dhe këmbët e tij të shtypura në këmbët e karriges.

Në përpjekje për të maskuar pamjen e tij, Brad mbante kapuçin e zinxhirit të tij mbi kokë dhe një maskë fytyre mbi gojën dhe hundën e tij.

Fituesi i Çmimit të Akademisë kishte gjithashtu të vendosur një gjerdan dhe një unazë ari në dorën e tij të djathtë.

Së bashku me Pitt, kolegët e tjerë të Hollywood-it Harrison Ford, Reese Witherspoon dhe më shumë janë planifikuar të dalin në skenë gjatë ceremonisë së çmimeve “Oscars” të dielën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme