Aktori Brad Pitt ka nisur një gjyq të ri me ish bashkëshorten e tij,aktoren Angelina Jolie.
Burime pranë aktorit janë shprehur për mediat se Brad ka hapur një gjyq të ri për të kërkuar kujdestari të barabartë të 6 fëmijëve të tyre.
“Brad po kërkon kujdestari 50/50, kjo do të ishte e drejtë pasi fëmijët kanë nevojë të kalojnë kohë njësoj me të dy prindërit. Roli i secilit prej tyre në jetën e fëmijëve është njëlloj i rëndësishëm”, deklaroi burimi.