Bradley Cooper dhe Irina Shayk duan një fëmijë të dytë

Prishtinë | 13 Nën 2022 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Duket se lidhja e tyre nuk ka përfunduar akoma, pasi që sipas burimeve të afërta të dyshes, Bradley Cooper dhe Irina Shayk, ata janë “përsëri bashkë”.

Çifti që rrugët i ndau në vitin 2019m, së fundmi ishin edhe në një pushim së bashku me vajzën e tyre 5-vjeçare Lean, shkruan DailyMail transmeton Klankosova.tv.

Një burim tha në atë kohë, se ajo “ishte një arratisje e vërtetë familjare dhe ata po mendojnë të rikthehen bashkë dhe se Irina dëshiron një tjetër fëmijë me aktorin’.

“Ai është pro për të zgjeruar familjen e tyre. Ata po përpiqen të kenë një fëmijë të dytë bashkë”, thonë burimet, duke mohuar planet për martesë.

Dyshja, të cilët ishin në lidhje për katër vjet, aktualisht po shkojnë mirë bashkë dhe shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit.

Shayk ishte e lidhur shkurtimisht me Vito Schnabel dhe Kanye West , megjithëse kishte spekulime se marrëdhënia me West ishte për publicitet.

Të ngjashme