Bradley Cooper në lidhje me kolegen tetë vjet më të vjetër?

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Bradley Cooper kohët e fundit është parë në një drekë intime me aktoren Laura Dern, e njohur më së miri për rolin e saj në serialin “Big Little Lies”.

Laura tani ka folur për marrëdhënien e tyre. Pasi u fotografuan së bashku, Laura zbuloi se me aktorin 44-vjeçar është shoqe shumë e mirë. ‘Jemi miq të ngushtë. Jemi shumë të lumtur dhe jemi si familje”, tha aktorja për US Weekly.

Gjithashtu, ajo foli hapur për marrëdhënien e Bradleyt me ish-bashkëshorten e tij, supermodelen ruse Irina Shayk: ‘Të gjithë gjithmonë do ta komentojnë atë që e shohin intriguese, shkruan KOHA Ditore. Bradley është vërtetë mashkull i mrekullueshëm dhe një nga miqtë e mi më të mirë. Nuk e fajësoj askënd për interesimin e madh për jetën e tij personale, ai është spektakolar’, tha Laura.

T’ju rikujtojmë, Bradley dhe Irina u ndanë disa muaj më parë, pas katër vjet lidhjeje. Së bashku ata e kanë vajzën 2-vjeçare, Lea. Fundi i dashurisë erdhi shpejt pas paraqitjes së tij emocionale me këngëtaren 33-vjeçare, Lady Gaga në ndarjen e çmimeve prestigjioze Oscar. Në atë kohë, shumë njerëz arritën në përfundimin se ata të dy ishin shumë më tepër se miq.

Image

E gjitha e arriti kulmin kur modelja u shpërngul nga shtëpia e tyre e përbashkët, me vlerë prej rreth 4 milionë dollarësh. Si duket, ata tashmë e kanë rregulluar edhe kujdestarinë për vajzën e tyre. Sipas informacioneve të fundit, Lady Gaga ka gjetur të dashur të ri, ndërkohë që flitet se ajo gjithashtu e refuzoi rolin në filmin ‘Guardians of the Galaxy 3’, ku është dashur ta luante të dashurën e Bradleyt. Derisa ishin të afërt ajo rregullisht thoshte se Bradley ishte njeriu dhe miku më i mrekullueshëm në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme