Bradley dhe Irina drejt fundit të lidhjes, modelja largohet nga shtëpia

Prishtinë | 06 Qer 2019 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Irina Shayk dhe Bradley Cooper po i mban vetëm një gjë bashkë.

Të paktën kështu shkruajnë mediat e huaja në lidhje me ciftin e famshëm. Irina Shayk thuhet se u largua nga shtëpia që ndanë me Bradley Cooper.

Është raportuar javën e kaluar se marrëdhënia e tyre ‘varet nga një fije’ dhe sipas The Sun, supermodelja ruse tani ka lënë shtëpinë e tyre prej 4.5 milionë dollarë në Pacific Palisades.

Një burim për të përditshmen britanike tha se gjërat mes çiftit kohët e fundit nuk kanë shkuar mirë dhe marrëdhënia e tyre është ftohur.

Ndërsa një burim për E! News tha se arsyeja e vetme që Irina Shayk dhe Bradley Cooper janë ende bashkë është vazja e tyre 2-vjecare. Çifti, të cilët janë takuar që nga viti 2015 – kanë jetuar bashkë së bashku me vajzën e tyre dyvjeçare Lea De Seine.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme