Brahimaj: Dhimbja jonë është e papërshkrueshme, sot u lehtësua nga respekti i treguar nga çdo pjesë e tokave shqiptare

| 03 Shk 2025 | 16:00 | Nga

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj ka shpërndarë në rrjetin social Facebook pamje nga varrimi i tre të miturve që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë, raporton Ekonomia Online.

 “Në këtë ditë zie e pikëllimi të thellë, bashkë me mijëra bashkëkombas nga të gjitha trojet tona, përcollëm në amshim tre engjëjt tanë – Vetonin, Idealin dhe Ramën. Dhimbja jonë është e papërshkrueshme, por sot u lehtësua nga respekti i treguar sot nga çdo pjesë e tokave shqiptare”, ka shkruar Brahimaj.

Brahimaj ka thënë se solidariteti i treguar nga mbarë kombi ynë është dëshmi e forcës së pathyeshme të shpirtit tonë kombëtar.

“Jabllanica e Dushkajës, sot qan bijtë e saj. Por në këtë ditë të zezë, solidariteti i treguar nga mbarë kombi ynë është dëshmi e forcës së pathyeshme të shpirtit tonë kombëtar. Kujtimi i Vetonit, Idealit dhe Ramës do të jetojë përjetësisht në zemrat tona”, ka thënë ai.

Të ngjashme