Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, thotë se edhe presidenti Hashim Thaçi e Kadri Veseli kanë fletëarreste, por nuk po ndalohen.
Ai beson në lirimin e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, i cili tashmë po mbahet në paraburgim nga autoritetet franceze.
“Drejtësia franceze nuk do të ndikohet nga deklaratat politike dhe besojmë se drejtësia në fund mund të japë verdiktin si ajo në Slloveni dhe më herët në Hagë,” është shprehur Brahimaj, raporton GazetaTribuna.
Ai nuk çuditet nga deklaratat e kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe zyrtarit tjetër serb, Milovan Drequn, për ekstradim.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme: