Nënkryetari i AAK-së dhe deputeti, Blerim Kuçi, së fundi është thirrur për intervistim nga Gjykata Speciale.
Lajmin se do të intervistohet nga dhomat e specializuara gjatë muajit mars e ka dhënë vetë Kuçi përmes një njoftimi për media.
Përveç tij Specialja ftesë i ka dërguar edhe bashkëpartiakut të tij, Lahi Brahimaj
E për zhvillimet e fundit rreth Kuçit, në një postim në rrjetin social Facebook, Brahimaj ka shkruar se nuk dyshon në luftën e Blerim Kuçit.
“Blerim Kuqi jemi qeta që jemi, por një e di se nga më të mirët jemi. S’dyshoj në luftën, dhe fitoren tuaj të radhës”, ka shkruar Brahimaj.
Ende nuk dihet në çfarë cilësie është thirrur Blerim Kuçi. Express ka tentuar disa herë të kontaktojë me të por ai nuk është përgjigjur.
Deri më tani Zyra e Prokurorit të Specializuar ka intervistuar edhe një numër të ish-ushtarëve të UÇK-së, përfshirë Rrustem Mustafën e Sami Lushtakun.