Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se lirimi i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nga drejtësia franceze, ka vërtetuar edhe një herë tjetër pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Në të gjitha proceset që kanë ndodhur në Hagë është dëshmuar që UÇK ka bërë luftë mbrojtëse, luftë të pastër. Edhe ky proces, në Francës, nuk ka pasur si të ketë tjetër përfundim. Mbajtja e tij ka qenë e rëndë për familjarët, për miqtë, më shumë se për vet Ramushin”.
“Shteti do të duhej ta priste me cermoni Haradinajn. Por para kësaj, do të duhej që shteti të ofronte ndihmë financiare për mbrojtjen e tij”.
“Mllefi i Serbisë me Ramushin kuptohet me faktin se vetëm ai po di t’ia tregojë vendin shtetit fqinj”.