Në takimin e sotëm të Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike zëvendësministri i Ministrisë së Financave ka thënë se paraqitur kushtet e për mbështetjen buxhetore për reformën zgjedhore.
Ai ka thënë se ministria e Financave është përgjegjëse për plotësimin e tri nga katër Kushtet e Përgjithshme të Kontratës për lëshimin e kësteve.
“Strategjia e Reformës së Menaxhimit të Financave Publike (SRMFP) 2016-2020 të Republikës së Kosovës është shembull suksesi dhe model edhe për rajonin dhe më gjerë”.
“Ministria e Financave mbetet e përkushtuar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit, transparencës Buxhetore si dhe zbatimit të Prioriteteve të Strategjisë së Reformës së Menaxhimit të Financave Publike”, ka thënë ai.