Brahimaj: Vizioni për Kosovën Fituese po gjen mbështetje të gjerë

Prishtinë | 06 Shk 2025 | 07:51 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Koalicioni Fitues 137, Lahi Brahimaj, ka theksuar se energjia pozitive dhe mbështetja e fuqishme nga banorët e Kralanit dhe Rakovinës dëshmon përkrahjen gjithnjë e më të madhe për vizionin e tij për një Kosovë Fituese.

“Banorët e këtyre dy vendbanimeve historike, me një kontribut të paçmuar në luftën për liri, sot shndërrohen në epiqendra të mobilizimit për ndryshim. Takimet e ngrohta me bashkëluftëtarët, veprimtarët dhe qytetarët e këtyre fshatrave forcojnë bindjen tonë se projekti 137 është rruga e vetme drejt një Kosove të fuqishme dhe anëtare të NATO-s. Faleminderit për besimin dhe përkushtimin tuaj të palëkundur!” – ka deklaruar Brahimaj.

Të ngjashme