Një femër është arrestuar pasi e njëjta ka kryer veprën “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 15:40, në Lipjan.
Tutje në raport, bëhet e ditur se lidhur me rastin e dyshuara pas tretmanit mjekësor në repartin e psikiatrisë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta ka kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin, e dyshuara pas tretmanit mjekësor në repartin e psikiatrisë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.