Sulmuesi gjerman pritet t’i bashkohet nënkampionëve të Bundesligës.
Borussia Dortmund ka bindur Julian Brandtin që t’u bashkohet atyre në verë, ndonëse për të kishte oferta të shumta nga klube jashtë Gjermanisë.
Sipas Kicker, sulmuesi i Bayer Leverkusenit, kërkohej nga Liveprooli e Paris Saint-Germain, por dëshira e futbollistit ka qenë të luante edhe më tutje në Bundesligë dhe e ka parë Dortmundin si skuadrën e duhur për të bërë një hap më të madh në karrierën e tij.
Për 23-vjeçarin Dortmundi pritet t’i paguajë Leverkusenit 25 milionë euro, shifër kjo që do të çojë në 75 milionë euro shpenzimet e deritanishme të verdhezinjve, të cilët kanë blerë edhe Thorgan Hazard e Nico Schulz.