Bravo pritet të transferohet në SHBA

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Portieri i Manchester Cityt, Claudio Bravo po e shqyrton mundësinë që të transferohet në ligën MLS të SHBA-së në verë, bën të ditur “ESPN” të martën, transmeton Koha.net.

Kiliani Bravo 36-vjeçar pritet t’i bashkohet klubit New York City FC.

Bravo ka kontratë me Manchester Cityn deri në qershor. Ai dëshiron të largohet nga City në mënyrë që të luajë rregullisht.

Bravo ishte në portë të Cityt të dielën në fitoren 2:1 ndaj Aston Villas në finale të League Cup të Anglisë.

Të ngjashme