Nëse ndonjë gjë ka përmbledhur qasjen e re të Brazilit nën urdhrat e seleksionuesit Tite, ishte gëzimi i tij se lojtarët bënë vetëm tetë ndërhyrje të palejueshme në fitoren 3:0 të dielën në miqësoren ndaj Austrisë.
Në dy edicionet e fundit të Kupës së Botës, Brazili ishte larguar nga tradita e madhe ofensive që e bënte përfaqësuese që të gjithë ia kishin lakmi, shkruan Koha Ditore.
Skuadra e Brazilit në Botërorin 2010, nën drejtimin e Carlos Dungas, ishte e mbushur me mesfushorë shkatërrues dhe shikonte të kapte kundërshtarët në kundërsulme apo të kërcënonte nga pozitat standarde. U eliminua në çerekfinale.
Katër vite më vonë, si nikoqire e Kupës së Botës, pëfaqësuesja e Brazilit e drejtuar nga Luiz Felipe Scolari ishte tepër e varur në Neymarin dhe pësoi thellë 7:1 në gjysmëfinale nga Gjermania, kur Neymari mungoi për shkak të lëndimit.