Brazili me rekord të viktimave nga Coronavirusi

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Brazili ka regjistruar një rekord të numrit të përditshëm të viktimave si pasojë e koronavirusit, me 1,179.

Ky virus është lidhur me pothuajse 18,000 fatalitete në këtë shtet.

Sa i përket infektimit, Brazili aktualisht gjendet në vendin e tretë më të prekur në botë nga COVID-19, njofton Reuters.

Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 17,408 raste pozitive, derisa vëzhguesit kanë thënë se piku i virusit në këtë shtet mund të pritet në muajin qershor.

Brazili është i ndarë thellësisht për mënyrën sesi duhet luftuar pandeminë.

Të ngjashme