Qeveria braziliane ka thënë se do të refuzojë ndihmën nga vendet e G7 për trajtimin e zjarreve në pyjet e Amazonës.
Presidenti francez Emmanuel Macron – i cili ishte nikoqir i samitit të G7-ës që përfundoi të hënën – tha se një ndihmë financiare prej 22 milionë dollarësh do të ofrohen për luftimin e zjarreve.
Zyrtarët brazilianë nuk dhanë asnjë arsye pse refuzuan këto para, por Presidenti Jair Bolsonaro ka akuzuar Francën se po e trajtonte Brazilin si një koloni.
Ministri i tij i mbrojtjes tha se zjarret në Amazon nuk ishin jashtë kontrollit.
Fernando Azevedo e Silva, tha se 44,000 ushtarë ishin vendosur për të luftuar zjarret dhe krimet e mjedisit në Amazon.
Duke komentuar ofertën për ndihmë të G7-ës, shefi i shtabit të Bolsonaro, tha “faleminderit, por ndoshta ato burime janë më të rëndësishme për Evropën pyjore”.
“Macron madje nuk mund të shmangë një zjarr të parashikueshëm në një kishë që është pjesë e trashëgimisë së botës, dhe ai dëshiron të na japë mësime për vendin tonë?”, shtoi Lorenzoni duke iu referuar zjarrit që goditi katedralen Notre-Dame në Paris në prill.