Brazilianët blejnë televizorë të rinj, s’i duan ata përmes të cilëve panë tmerrin më 2014

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 08:27 | Nga

Kur ka mbetur pak më shumë se një javë deri te fillimi i botërorit “Rusia 2018”, në shtetin e futbollit – Brazil – tashmë ka filluar të ndihet atmosfera.

Ndikimin më të madh e kanë shitësit me pakicë, pasi brazilianët që çmenden pas futbollit po nxitojnë për të blerë televizorë të rinj, shkruan Koha Ditore.

Prodhimi i televizorëve për tregun e Brazilit – shumica nga kompanitë ndërkombëtare si “Panasonic” e “LG” në zonën pa taksa të Amazonës – është rritur për 25 për qind, ndërsa shitësit kryesorë të elektronikës në vend raportojnë për një rritje të madhe të shitjes në muajt e fundit.

Dyqanet po vijnë gjithashtu me metoda të reja për të tërhequr sa më shumë brazilianët që të blejnë televizorë para fillimit të botërorit që nis më 14 qershor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme