“Brenda 18 muajve amerikanët e kryejnë marrëveshjen Kosovë – Serbi”

Prishtinë | 11 Shk 2023 | 23:19 | Nga Ekonomia Online

Gazetari dhe analisti nga veriu i Kosovës, Branislav Kërstiq, ka folur për gjashtë pikat e Kurtit në Kuvendin e Kosovës, si parakusht për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Sipas tij, ato gjashtë kushtet e kryeministrit Kurti kanë qenë më shumë mesazh për bashkësinë ndërkombëtare sesa për Serbinë.

“Plani franko- gjerman është i pranueshëm për të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Sa më shpejt që Kosova të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtarë më lehtë është edhe për ne serbët e Kosovës, jemi të mbështetur edhe nga institucione të fuqishme të tjera kur Kosova bëhet pjesë e tyre”, thotë ai.

Kërstiq thotë se nuk është më me rëndësi që Serbia ta njoh Kosovën.

”Serbia kurrë nuk e pranon që e ka pranuar Pavarësinë e Kosovës. Vuçiq vetë ka hequr dorë nga institucionet paralele – çka kemi paralele, shëndetësinë, arsimin dhe asgjë më tepër dhe një administratë për certifikata. Me Asociacionin, të gjitha institucionet paralele janë në duar të shtetit të Kosovës. Me siguri do të pranohet plani… asgjë më tepër se shfaqja e lojës se kur amerikanët insistojnë për diçka ajo realizohet. Amerikanë nuk duan luftë në Ballkan. Nuk do të ketë barrikada më në veri sepse Vuçiqi po e dëgjon Amerikën dhe është koha që edhe Kurti t’i kuptojë këshillat e Amerikës. Për 18 muaj do të kryhet marrëveshja”, tha Kërstiq. në një intervistë në Gazetën Blic.

Të ngjashme