Brenda 24 orëve shqiptohen 1 mijë e 326 tiketa trafiku në Kosovë

Prishtinë | 20 Mar 2019 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24-orëshit të fundit, në vend janë shqiptuar 1 mijë e 326 tiketa trafiku, ndërkaq janë arrestuar 20 persona.

Gjatë ditës së martë, në Kosovë kanë ndodhur 23 aksidente në komunikacion, ku 13 prej tyre kanë qenë me persona të lënduar.

Nëpër rrugët e vendit, policia ka shqiptuar 1 mijë e 326 tiketa trafiku, ndërkaq janë arrestuar 20 persona për vepra të ndryshme.

Në mbajtje janë dërguar 11 persona, ndërkaq 4 të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit, bën të ditur policia./GazetaExpress

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme