Brenda 24 orëve të fundit, dy raste të dhunës në familje

Prishtinë | 08 Jan 2025 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Dy raste të dhunës ndaj grave janë raportuar në 24 orët e fundit, raporton Ekonomia Online.

Në Drenas, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Në Fushë-Kosovë po ashtu është ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Të ngjashme