Rita Ora ka arritur dje në Australi për shkak se do të marrë pjesë në “The Voice Australia”
Ajo do të duhet të izolohet për 14 ditë, për shkak të rregullave anti-COVID, shkruan Daily Mail.
Rita ka marrë një hotel me pesë yje, për të cilin do të paguajë 500 dollarë për një natë, që gjithsej do t’i kushtojë shtatë mijë euro për dy javë.
30-vjeçarja do të duhet të qëndrojë në ‘penthouse’, kurse pas kësaj periudhe do të jetë në gjendje të vazhdojë agjendën e saj.
Vendi shihet të jetë tejet luksoz, me enterier të ndërtuar dhe material kryesisht që i përkojnë ngjyrave të hapura.
Udhëtimi I saj në anën tjetër është konsideruar si ‘egoist’, pasi Ora theu rregullat antiCOVID në Londër.
Kjo përmes një organizimi për festën e ditëlindjes së 30-të, teksa grumbulloi shoqërinë në një lokal.