Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka njoftuar se nga data 05-11 qershor 2023 janë raportuar 11 raste të dhunës në familje prej tyre : 8 raste në Ferizaj, 2 raste në Kaçanik dhe 1 rast në Shtërpcë.
Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 5 persona janë ndaluar në mbatje për 48 orë, ndërsa 6 persona tjerë të dyshuar janë liruar për procedurë të rregullt hetimore.
“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje”, thuhet në njoftim.
Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
“Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim.