Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas policisë në 24 orët e fundit janë raportuar nëntë raste të dhunës në familje.
Kështu disa persona janë arrestuar për shkak se kanë ushtruar dhunë mbi familjarët e tyre.
Njoftimi i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Fushë Kosovë (EN: 084-209) 11.03.2022 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 11.03.2022 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rr. Riza Matoshi, Ferizaj 10.03.2022 – 23:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti, i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Fsh. Lutogllavë, Pejë 11.03.2022 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje lidhur me një pronë, kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar, duke i shkaktuar lentime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Pejë 11.03.2022 – 07:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte tentuar ta sulmojë babanë e tij. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Deçan 11.03.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Viktima është dërguar në QKMF Deçan për ekzaminim mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Klinë 11.03.2022 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Vushtrri 11.03.2022 – 07:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkuar tek familja e viktimës femër kosovare (ish-bashkëshortes) me të cilën ishin ndarë dhe kishte marrë dy fëmijët e tyre, po ashtu i kishte marrë edhe telefonin viktimës. Viktima është intervistuar në prezencë të QPS-së. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.
Vushtrri 11.03.2022 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka shkaktuar mosmarrëveshje deri sa ishin tek babai i viktimës femër K/Shqiptare, sipas viktimës i dyshuari edhe me herët ishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj saj por nuk ka raportuar rastin. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. (Rasti# 2022-BD-210) 02977