Brenda një dite vetëm 126 qytetarë vaksinohen kundër Covid-19

Prishtinë | 28 Pri 2022 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 126 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Kështu numri i vaksinave të dhëna që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1.825.885.

Deri më sot 821.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Njoftimi i plotë:

28 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 126 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.885 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.385 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 723 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.470.

Në total numri i rasteve aktive është 415.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

Të ngjashme