Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se reshjet e mbrëmshme kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi.
Muharremaj thotë se dëme të shumta ka pasur sidomos në fshatin Nëpërbisht dhe fshatra të tjerë të komunës që ai udhëheqë.
Andaj, i pari i Suharekës ka kërkuar nga institucionet e vendit që t’u ofrojnë mbështetje bujqëve të kësaj zone.
“Rreshjet e mbrëmshme kanë shkaktuar shumë dëme në bujqësi, në fshatin Nëpërbisht dhe fshatra tjera në Komunën e Suharekës.Dëmet janë të mëdha dhe ne do ta kërkojmë ndihmën nga institucionet qëndrore, e natyrishit do të angazhohem që tu ofroj mbështetje sipas mundësive”, ka shkruar ai në Facebook.