Brezovica nga ky vit do të jetë nën administrimin e AKP-së

Prishtinë | 02 Jan 2021 | 09:30 | Nga Përparim Bublaku

Një nga qendrat turistike më të mëdha në Kosovë, Brezovica, që nga fillimi i vitit 2021 do të jetë nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Këtë e ka bërë të ditur Valon Tolaj, drejtor menaxhues në AKP- për Ekonomi Online.

Tolaj ka thënë se ky vendim është marrë javë më parë.

“Ka vendim nga AKP-ja, Brezovica do të jetë nën administrtimin driket të AKP-së, nga ky vit”, është shprehur ai.

E përveq menaxhimit të Brezovicës, Toalj shpreson që këtë vit të fillojë procesi i privatzimit i cili ishte ndërprerë me vendim të Qeverisë.

Udhëheqësi i AKP-së, thotë se ky institucion ka dhënë kontributn e vet për Strategjinë e re që është duke u hartuar, dhe tashmë pritet vendimi i Qeverisë.

“Shpresojmë ta mbrrijmë ta kemi të miratuar atë strategji e cila do ti jap dimenzion kohorë procesit të privatzimit, dinamikë,  çka duhet të ndodh në mënyrë që të finalziohet procesi i privatzimit. Është vendosur një kornzië se çfarë do të ndodhë me AKP-në, në një periudhë të caktuar prej  3-5 vjet, të paktën kështu parashikohet në draftë strategjinë”, është shprehur Tolaj.

Ai ka bërë të ditur se janë edhe 7 ndërrmarrje në procesin e privatzimit, ndërsa shtojë se pengesë në këtë proces kanë qenë edhe rastet e shumëta gjyqësore.

Sipas tij, janë 25 mijë kontekste gjyqësore që lidhen me privatizimin.

“Janë 25 mijë kontekste gjyqësore nëpër gjykata që ndë vetërlidhenm më qështjen e privatizimit, është numër mjaftë i amdh, është sfidë edhe për Dhhomën e Posaqme që t’i trajojë 23 mijë kontkeste që janë aty dhe për afër 3000 që janë në Gjykata të rregullta, Gjykata Themelore”, ka thënë Tolaj.

Ai ka njoftuar se AKP-ja, është duke vazhduar me pagesat e kreditorëve si dhe atë të 20 përqindëshit.

Tolaj ka thënë se viti 2020 ka qenë sfidues për ta, për shkak të pandemisë dhe kushtëve jo të duhuara që kanë në ambietet e tyre për respektim të masave të nxjerra nga institucionet përkatëse.

Po ashtu ai tha se puna e hetimore për procesin e privatzimit nga Komisioni i Kuvendit, ka qenë sfidë tjetër për ta si institucion, pasi siç shprehet ai është dashur numër i madhë i dokumentëve që të kopjohet pas kërkesave që kanë ardhur nga Komisioni.

Të ngjashme