Para pak minutave në Brezovicë një veturë është vetaksidentuar, si pasojë e kësaj kanë mbetur të lënduar dy persona.
Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Agim Gashi, zëdhënës i Policisë në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit.
Gashi tha se tha se të lënduarit janë duke marrë ndihmën e parë në spitalin e Shtërpces për momentin.
“Para 20 minutave, një veturë e tipit “Jeep” është vetaksidentuar, kështu ka dalë nga rruga”.
“Të lënduar janë dy persona dhe për momentin janë duke marrë ndihmën e parë në spitalin e Shtërpces”, tha Gashi për klankosova.tv