Brian Yee: Kosova të përshpejtojë agjendën evropiane, të përmbushë detyrat

Prishtinë | 25 Tet 2017 | 10:26 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në një takim Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee.

Në këtë takim është biseduar për punën e institucioneve të Kosovës në avancimin e shumë proceseve në vend, si dhe bashkëpunimin rajonal.

Kryetari Veseli theksoi se Kuvendi po vazhdon të kryejë obligimet kushtetuese dhe në të ardhmen do të intensifikojë punën e vet në shtyrjen përpara të shumë vendimeve të rëndësishme për qytetarët e Kosovës.

Ai falënderoi zotin Yee për fokusin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë treguar vazhdimisht për Kosovën.

Nga ana e tij, Zëvendësndihmës Sekretari Hoyt Brian Yee theksoi nevojën e përshpejtimit të agjendës evropiane për vendin dhe vlerësoi përkushtimin e Kosovës në përmbushjen e detyrave që ka.​

Brian Yee është takuar fillimisht me presidentit Hashim Thaçi, kurse do të takohet edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropian dhe euro-aziatike dje ka qëndruar për vizitë në Serbi.

Pas takimit me presidentin e zgjedhur të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ai tha se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë fuqishëm interesat e tyre dhe të aleatëve.

 

 

Të ngjashme