Britani, shënohet rritje e numrit të fëmijëve të varur nga qetësusesit

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Numri i fëmijëve të cilët janë duke u trajtuar për varësi ndaj qetësuesve është dyfishuar brenda një viti, në më shumë se 300 fëmijë, kanë bërë të ditur nga Shëndeti Publik në Angli.

Ilaçi Xanax, dhe kopje të tij, ka shënuar rritjen më të madhe – nga tetë fëmijë që ishin trajtuar në vitin 2016-17 në 54 për vitin 2017-18.

Shërbimi ambulantiv në tërë vendin gjithashtu ka paralajmëruar për një rritje të shpejtë.

Në vitin 2017-18 më shumë se 15.500 fëmijë kanë pranuar ndihmë për keqpërdorim me substanca, 88% prej tyre për kanabis.

Numri i përgjithshëm i atyre që kanë pranuar tretmanë është 5% më i ulët krahasuar me vitin që shkoi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme