Dështimi i Mbretërisë së Bashkuar për të bërë më shumë për të ndaluar përhapjen e COVID në fillim të pandemisë ishte një nga dështimet më të këqija të shëndetit publik ndonjëherë, thotë një raport i deputetëve.
Qasja e qeverisë – e mbështetur nga shkencëtarët e saj – ishte të përpiqej të menaxhonte situatën dhe në fakt të arrinte imunitetin e tufës me infeksion, thuhet në raport, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Kjo çoi në një vonesë në prezantimin e bllokadës së parë duke kushtuar me mijëra jetë.
Por raporti nxjerr në pah edhe sukseset, përfshirë vaksinimin.
Ky raport e konsideron të gjithë qasjen ndaj programit të vaksinimit – nga hulumtimi dhe zhvillimi deri në fillimin e vaksinimit si “një nga nismat më efektive në historinë e Mbretërisë së Bashkuar”.
Dokumenti kryesisht përqendrohet në përgjigjen ndaj pandemisë në Angli. Komiteti nuk shikoi hapat e ndërmarrë individualisht nga Uellsi, Irlanda e Veriut dhe Skocia.