Dokumente që mund të zbardhin prodhimin e helmit kimik të përdorur në rastin e helmimit tashmë të njohur si rasti “Skripal”.
Autoritetet e Britanisë së Madhe dhe ShBA-së kanë marrë në shqyrtim disa analiza kimike për substancën e cila besohet të jetë agjenti nervor i prodhuar në Rusi nga një objekt të mbyllur të ushtrisë ruse.
The Guardian ka biseduar me një avokat rus i cili ka ikur nga Rusia në vitin 2007. Ai pohon se u ka dhënë diplomatëve britanikë një substancë toksike, të cilën shkencëtarët e identifikuan si një prodhim të programit sovjetik Foliant. Kjo substancë sipas avokatit, ishte përdorur për vrasjen e sekretarit të tij. Ky një agjent nervor i lidhur me atë që u përdor në helmimin e dy anëtarëve të familjes Skripa në Salisbury gjatë muajit të kaluar.
Dokumentet, disa prej së cilave u publikuan nga gazetara ruse Novaya, u janë dhënë diplomatëve të Britanisë në Latvi. Ai tha se të njejtat dokumentet u ka dhënë edhe autoriteteve të SHBA-ve.
Ai tha se analizat laboratorike janë të nevojshme për të vazhduar tutje në hetim dhe zbulim të rastit.