Britania kishte ekonominë më të mbrojtur në botën kapitaliste në fundin e shekullit 18 dhe fillimin e shekullit 19.
Një pjesë e madhe e këtij proteksionizmi ofrohej për të nxitur prodhuesit britanikë, përkundrejt konkurrentëve më të mëdhenj të huaj në Evropë, sidomos Vendet e Ulëta (Belgjika dhe Holanda sot). SHBA shkoi edhe më tej.
Duke u frymëzuar nga politikat proteksioniste të Britanisë, Alexander Hamiltoni, i pari Sekretar i Thesarit i SHBA (është ai tipi në kartëmonedhën dhjetë dollarësh) zhvilloi një teori me emrin “argumenti i industrisë foshnjore” – këndvështrimi, sipas të cilit qeveria e një vendi të prapambetur duhet të mbrojë dhe ndihmojë industritë e veta të reja, deri kur këto “të rriten” dhe të munden të konkurrojnë në tregun botëror.
Hamiltoni vdiq në vitin 1804 në një duel me pistoleta, por SHBA adoptuan proteksionizmin në vitet 1820 dhe mbetën ekonomia më e mbrojtur në botë për pjesën më të madhe të shekullit që pasoi. /bota.al