Në mbledhjen e qeverisë është miratuar gjithashtu edhe kërkesa e Britanisë së Madhe për vazhdimësinë e aplikimit të MSA-së edhe gjatë periudhës tranzicionale të daljes/shkëputjes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhane Vuniqi, tha se Britania do t’i zbatojë obligimet deri në kohën kur Britania edhe zyrtarisht do të dalë nga BE-ja, raporton Ekonomia Online.
“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar kërkon që marrëveshjet e lidhura mes Kosovës dhe ato që krijojnë obligime edhe për Britani të vazhdojnë të zbatohen deri në mars 2019”.