Rregullatori britanik i barnave ka miratuar përdorimin e një doze të vetme të vaksinës së coronavirusit.
Kjo vaksinë është prodhuar nga “Johnson&Johnson” dhe do të jetë në dispozicion gjatë këtij viti.
Vaksina, e cila është 85 për qind efektive në parandalimin e simptomave të rënda të coronavirusit, ka përmbushur standardet e pritshme të sigurisë dhe Mbretëria e Bashkuar ka urdhëruar tashmë 20 milionë doza, raporton skynews.
Do të jetë vaksina e katërt e përdorur në Britani kundër coronavirusit dhe deri më tani më shumë se 38 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës në këtë vend, e cila përbën pothuajse tre të katërtat e popullsisë së rritur.
Ndryshe, 4.43 milionë njerëz janë infektuar me virus gjersa kanë vdekur mbi 128 mijë njerëz.