Britania e Madhe ndanë 39 miliardë dollarë për luftimin e Coronavirusit

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Qeveria britanike do të shpenzojë miliarda funta si përpjekje për të kufizuar ndikimin e Coronavirusit në ekonominë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është bërë e ditur nga shefi i financave të vendit.

Rishi Sunak, i emëruar në krye të financave britanike muajin e kaluar, i tha Parlamentit se do të vendosë në dispozicion 7 miliardë funta për të mbështetur tregun e punës dhe një 5 miliardë funta shtesë për të ndihmuar sistemin e kujdesit shëndetësor

Përhapja e virusit, e cila u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019, po ushtron shumë presion mbi të gjitha ekonomitë kryesore globale duke goditur ndjeshëm zinxhirët e furnizimit, kërkesën për udhëtime, si dhe duke nxitur blerjet e panikut në lidhje me konsumin.

Ekonomistë dhe organizata të ndryshme, të tilla si OECD, kanë rishikuar në rënie parashikimet e tyre të rritjes botërore si rezultat i situatës, duke theksuar se gjendja do jetë vërtet e vështirë.

Sunak gjithashtu njoftoi një stimulim fiskal prej 18 miliardë funta si lehtësi fiskale për të mbështetur ekonominë britanike, duke bërë që stimuli total fiskal të arrijë në nivelin e 30 miliardë funtave. Organi publik britanik, Zyra për Përgjegjësi Buxhetore, e quajti këtë shumë, si stimulin më të madh që nga viti 1992.

Të ngjashme