Britania e Madhe konfirmoi 3,899 raste të reja nga coronavirusi, bazuar në të dhënat zyrtare të qeverisë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i të prekurve nga sëmundja e COVID-19 u rrit në 394 mijë.
Bëhet e ditur se deri më tani rreth 41 mijë njerëz kanë ndërruar jetë nga virusi vdekjeprurës.
Rastet në Britaninë e Madhe janë rritur në mënyrë dramatike javëve të fundit, ndërsa edhe kryeministri britanik, Boris Johnson, ka deklaruar se vendi po përballet me valën e dytë të pandemisë së coronavirusit. Si pasojë e këtyre rritjeve drastike autoritetet paralajmëruan për masa më të rrepta bllokimi edhe në Londër .