Britania e Madhe regjistron një të vdekur nga Coronavirusi në 24 orët e fundit

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 20:52 | Nga Ekonomia Online

Britania ka regjistruar vetëm një të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, shifra më e ulët në nëntë muajt e fundit.

Statistikat nga departamenti i shëndetësisë kanë bërë me dije se kjo është hera e tretë që shifrat kanë rënë në këtë nivel, pas 3 dhe 30 gushtit. 30 korriku ishte dita e vetme kur nuk kishte asnjë të vdekur të regjistruar nga koronavirusi.

Gjithashtu janë raportuar 1.649 të vdekur nga koronavirusi, më pak se të hënën e javës së kaluar ku ishin regjistruar 2.064.

Në Britani të Madhe deri tash, dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 15.4 milionë persona ose 30 për qind të të rriturve.

Të ngjashme