Mbretëresha Elisabeth II ka bërë daljen e saj të parë publike që prej muajit mars, kur edhe filloi pandemia në Britani.
Monarkja 96 vjeçare tërhoqi vëmendjen me lëvizjen e saj pa maskë në mes të një gjendje emergjence për Anglinë.
Ajo shoqërohej nga nipi i saj Princ William në një takim zyrtar.
Asnjëri prej tyre nuk mbante maskë, duke mos respektuar këtu masat e rrepta që shteti ishullor ka marrë ditët e fundit për të shmangur një valë të dytë virusi.
Pallati Mbretëror qartësoi që mbretëresha vendosi të mos pajiset me maskë pas konsultimeve me mjekët e saj.
Që prej marsit Mbretëresha Elisabeth është marrë online me detyrat e saj për shkak të frikës nga një infektim i mundshëm.
Familja mbretërore u prek që në fillim nga Covid-19, pasi Princi Charles, djali i saj rezultoi pozitiv.