Britania e Madhe ka porositur qytetarët që të largohen nga zona e Mianmarit për shkak të tensioneve politike që kanë shpërthyer tash e sa javë. Autoritetet u kanë thënë qytetarëve që në rast se nuk kanë nevojë urgjente të largohen nga zona.
Britania ka paralajmëruar që forcat ushtarake kanë bllokuar qasjen në internet gjatë natës, në bankë dhe bankomate, duke shtuar se ata që nuk mund të largohen nga vendi, të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi dhe t’i shmangin turmat, raportont theguardian.
Mianmari është duke u përballur me protesta masive dhe të dhunshme qëkur forcat ushtarake kryen grusht-shtet dhe arrestuan udhëheqësen e vendit, Aung Saan Suu Kyi. Protestuesit vendas kanë kërkuan lirimin e saj.