Britania në zi: Vdes Princi Filip në moshën 99 vjeçare

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Princi Filip, burri i Mbretëreshës Elizabeta II, ka vdekur në moshën 99 vjeçare.

Filipi i kishte kaluar 65 vjet të jetës së tij në mbështetje të mbretëreshës, duke u tërhequr nga roli i tij publik vetëm në vitin 2018.

Në vitet e tij aktive, ai ndihmoi në vendosjen e një kursi të ri për monarkinë nën mbretëreshën e re, duke avokuar për çështjet mjedisore, shkencën dhe teknologjinë, shkruan NBC, përkthen në shqip Periskopi.

Ai së fundi kishte pasur probleme shëndetësore por ishte liruar nga spitali.

Nuk dihet nëse ai ka dëgjuar në lidhje me problemet e mëdha që shkaktoi princi Harry me gruan e tij, Meghan Markle, në një intervistë shumë rënduese për familjen mbretërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme