Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë e ka mirëpritur emërimin Mirosllav Lajçak si Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor.
Në një njoftim të kësaj ambasade është thënë Mbretëria e Bashkuar e ka mbështetur prej kohësh Dialogun e lehtësuar nga BE si rrugë për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme për normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për të siguruar përparim drejt anëtarësimit në BE.
“Mbretëria e Bashkuar vazhdon, si pjesë e një qasjeje të unifikuar ndërkombëtare, të mbështes një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, duke respektuar integritetin territorial, i cili është i pranueshëm për qytetarët e të dy vendeve dhe do të japë përfitime afatgjata për ta dhe për të gjithë rajonin”, është thënë një njoftimin e ambasadës.