Britania pritet të vaksinojë me dozën e 3-të personat mbi 50 vjeç

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët shpresojnë se para krishtlindjeve, e gjithë popullata mbi 50 vjeç veçse do të ketë marrë 3 doza vaksine.

Deri më sot, 7,9% e popullsisë së botës kanë marrë të paktën një dozë vaksine, dhe vetëm 3,65% kanë marrë të dy dozat.

Mirëpo disa shtete që kanë vënë imunizimin e popullsisë si prioritet para gjithçka, kanë vaksinuar më shumë se gjysmën e popullsisë.

Ndër këto shtete janë Izraeli me 62.44%, Britania 50.45%, SHBA 43.97%, Kili 42.46%, Hungaria 42.16%, Gjermania 29.30%, Turqia 16.76% etj.Reklamë

Shtetet si Kosova, akoma nuk kanë vaksinuar as 1% të popullsisë me dozën e parë, mirëpo Britania veçse është duke siguruar dozën e tretë të vaksinës për popullsinë e tyre mbi moshën 59 vjeç.

Qeveria ka thënë se të gjithë banorët mbi moshën 50 vjeç do të marrin dozën e tretë të vaksinës anti-covid para krishtlindjeve, pra, para mbarimit të vitit 2021.

Britania deri më tani, ka mbyllur banorët brenda shtëpive të veta, ka mbyllur kafenetë, dhe ka kufizuar lëvizjen si masa mbrojtëse ndaj Covid-19 për herë të shtatë që nga marsi i vitit 2020.

Ndërsa vjet ata ishin në gjendje kritike, sot ata janë të parët në planet e vaksinimit, uljes së rasteve pozitive dhe imunizimit të popullatës së vet, shkruan lajmi.net

Ata besojnë se kjo e fundit është hera e fundit që ata janë detyruar të krijojnë kufizime për popullatën e vetë.

Deri më tani më shumëse 34 milionë banorë të Britanisë kanë marrë të paktën një dozë vaksine, dhe vetëm 21 milionë nuk kanë marrë asnjë dozë.

E gjithë popullata është vaksinuar në radhë, varësisht nga rreziku që iu kanoset nga virusi. Pasi që e gjithë popullata mbi 50 vjeç janë vaksinuar, personat e moshave 40-49 vjeç janë ftuar të caktojnë termine për vaksinim.

Pasi të vaksinohen ata do të vaksinohen personat e moshave 30-39 vjeç, 20-29, e kështu me radhë.

Ata besojnë se deri në fund të vitit, ata do të kenë vaksinuar të gjithë popullsinë e vetë me dy doza, dhe siç e cekëm më lartë, personat mbi 50 vjeç me dozën e tretë gjithashtu për mbrojtje më të sigurtë.

Të ngjashme