Britania publikon fotot e 37 të kërkuarve për grabitje, mes tyre 3 shqiptarë

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Në Britaninë e Madhe ka nisur një fushatë policore, ku fytyrat e 37 burave dhe grave, të cilët janë në kërkim qarkullojnë në dy automjete.

Mes tyre janë edhe tre shtetas shqiptarë, Anton Krasniqi, Bledar Zefi dhe Marjo Marku.

Mediat britanike raportojnë se shumica e personave janë në kërkim pasi akuzohen për krime që kryesisht lidhen me vjedhje dhe grabitje me dhunë.

Fytyrat e tyre do të shfaqen publikisht në dy automjete, për të ndihmuar autoritetet në gjetjen e tyre, duke inkurajuar personat që kanë dijeni të japin informacion.

“Këta shkelës të ligjit kanë grabitur, vjedhur ose mashtruar udhëtarët dhe turistët brenda Londrës, shpesh duke përdorur dhunë dhe armë, për fitimin e tyre financiar. Kush ka informacion për këta kriminelë u bëj thirrje njerëzve që të na informojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Një telefonatë mund të zgjidhte ose edhe të parandalonte një krim”, tha kryeprokurori Jim Corbett.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme